• Rreth AlbLegis STUDIO

    AlbLegis STUDIO është një studio e krijuar në vitin 2015, e fokusuar në  sektorin e të drejtës civile, të drejtës familjare, administrative, kontraktore, tregtare.

    Ne ofrojmë këshillim ligjor për individë, shoqëri tregtare shqiptare dhe të huaja, ndërmjetësim dhe përfaqësim në gjykatë. Ne mund të punojmë në tre gjuhë: shqip, frëngjisht dhe anglisht

    Lexo më shumë…

  • Shërbimet që ofrojmë

    ☞ Këshillim Ligjor:
    AlbLegis ofron; këshillim dhe ndjekje të praktikave ligjore…
    ☞ Përfaqësim në gjykata:
    Alblegis ndjek trajtimin në mosmarrëveshje civile, tregtare, fiskale, doganore, etj!
    ☞ Këshillim financiar:
    Themelimi i të gjitha llojeve te shoqërive të reja sipas legjislacionit në fuqi.
    ☞ Ndërjetësim për mbledhje borxhesh…

    Lexo më shumë…

  • Këshillimi Online

    AlbLegis ofron shërbim këshillimi online, me kosto të arsyeshme, me efikasitet dhe duke u përgjigjur në çdo moment të ditës.

    Ky këshillim mund të kryhet nëpërmjet kontakteve email, apo nëpërmjet telefonit

    Ju mund të na kontaktoni direkt duke plotësuar formën e kontaktit ose na dërgoni e-mail!

    Lexo më shumë…

  • Misioni

    Misioni Ynë

    AlbLegis STUDIO ka për mision të japë kontributin e saj, nëpërpjet aktivitetit të përditshëm sado modest, në përmirësimin, të standarteve të sigurisë juridike, për individë, persona juridikë, shoqëri vendase dhe të huaja.

    Nëpërmjet aktivitetit tonë, shpresojmë të ndihmojmë sado pak në krijimin e një ambienti më të mirë shoqëror, ku individi të ndihet i respektuar dhe të respektojë mekanizmat e funksionimit të shoqërisë, dhe të gfjejë një mbështetje kur konsideron se të drejtat e tij janë të cënuara.

    Vizioni

    Vizioni Ynë

    AlbLegis Studion , kontribon , si shumë aktorë të fushës, të krijojë një ambient të shëndetshëm shoqëror, ku prevalon INDIVIDI dhe vlerat humaniste. Një shoqëri , ku të drejtat dhe liritë e individit respektohen, është një shoqëri më e mirë, dhe garanton një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.

    Objektivat

    Objektivat tona

    • Ofrimin e një shërbimi këshillimor dhe përfaqësimi gjyqësor sa më efektiv, të shpejtë, transparent dhe rezultativ.
    • Vendosjen në qendër të interesit respektin dhe mbrojtjen e të drejtave të cdo individi, mbrojta e tyre nga cdo cënueshmëri që mund të vijë nga palë të treta, institucione private apo publike.
    • Krijimi i një data baze me publikime të përditësuar të  jurisprudencës vendase, ku mund të referohen juristë të rinj, apo profesionistë të fushës.
    • Shkëmbim ekperience me studio ligjor , apo profesionistë vendas dhe të huaj të jurisprudencës, për të ndritur nivelin profesional të shërbimit tonë ndaj klientit.
  • Pse të na zgjidhni ne!?

    • Transparenca;
      Parim i rëndësishëm i punës tonë, në raport me klientin, diskutim i hapur për të përcaktuar bashkarisht mënyrën e zgjidhjes së praktivave të ndryshme, nëpërpjet një komunikimi të thjeshtë dhe të hapur.
    • Ndershmëria;
      Tek ne do te gjeni ndershmëri dhe përkushtim, për të plotësuar sa më shumë pritshmëritë tuaja.
    • Profesionalizmi;
      Njohje e thelluar e legjislacionit në fuqi, dhe praktikave gjyqësore, përditësim i vazhdueshëm me zhvillimet më të fundit në jurisprudencë.
    • Humaizmi;
      Arritja e rezultatit të dëshirueshëm, nuk është vetëm një kënaqësi materiale, por mbi të gjitha njerëzore, duke vënë një tullë në ngritjen e një shoqërie më të mirë dhe të drejtë për brezat që vijnë.