Artikuj të ndryshëm dhe informacione të vlefshme

Drejtësi pa vonesa

Teknika për menaxhimin aktiv të çështjeve gjyqësore. 
Ç’është menaxhimi aktiv i çështjeve gjyqësore?

Menaxhimi aktiv i çështjes gjyqësore është mbikëqyrja e rregullt dhe e vazhdueshme nga ana e gjykatës e ecurisë së procesit gjyqësor.
Gjyqtarët, me ndihmën e administratës gjyqësore, marrin në dorë procesin e zhvillimit të çështjes gjyqësore, që nga nisja e çështjes, deri në vendimin përfundimtar të saj...

Lexo Artikullin e Plotë!


Lëvizja e lirë në vendet e hapësirës Schengen

Shtetet për të cilat nuk kërkohet vizë: Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Norvegji, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Lihteshtein, San Marino. Qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Schengen, maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes, brenda një periudhë kohore prej gjashtë muaj (180 ditë).
Si përllogariten periudhat gjashtëmujore të lëvizjes në hapësirën Schengen!?

Lexo Artikullin e Plotë!


ROLI I AVOKATIT NË PROCESIN E ZBATIMIT ME LIGJSHMËRI DHE NË PËRPUTHJE ME PARIMET E SË DREJTËS TË “ REFORMËS NË DREJTËSI“

Legjislacioni që ka lidhje me Reformën në Drejtësi, veçse krejtësisht i ri dhe i pa elaburuar, është edhe mjaft kompleks. Ajo që dëshiroj që të theksoj që në fillim, është se, të gjitha çështjet që i përkasin Reformës, duke filluar që me ndryshimet Kushtetuese të korrikut 2016, duhen parë dhe trajtuar në këndvështrimin e rrethanave që diktuan nevojën për ndërmarjen e një sipërmarrjeje kaq të madhe, sikurse është Reforma në Drejtësi. Do të thosha që, në fushën e drejtësisë, kjo është reforma më e madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Madje, për mendimin tim, për shkak të vlerave shumëdimensionale, në rast zbatimi të menjëhershëm dhe pa vonesë të saj, kjo do të konsiderohej, jo vetëm më e madhja, por edhe më efikasja, ndër reformate mëparëshme në këtë fushë. Do të jetë më e madhe dhe më efikase edhe nga reforma e ndërmarë vitet e para të pluralizmit për ndryshimet e domosdoshme që i u bënë legjislacionit shqiptar ekzistues, në përgjithësi, në atë kohë. E konsideroj më të madhen dhe më efikasen, jo thjesht për shkak parapëlqimi, për arsye subjektive…

Lexo Artikullin e Plotë!


Heshtja Administrative: mos reagimi i administratës publike si vendimmarrje administrative

Ç’do të thotë, për një subjekt privat (qoftë edhe publik) që pret një vendimmarrje prej një organi administrativ, heshtja e këtij të fundit? Reagimi i parë që ndoshta vjen ndër mend është që duhet të pritet sa të përfundojë afati i parashikuar me ndonjë ligj apo akt tjetër juridik për marrjen e vendimit. Po nëse ky afat përfundon dhe përsëri nuk ka një vendimmarrje të organit administrativ? Një përgjigje mund të ishte se kjo do të thotë që kërkesa e subjektit privat (apo edhe publik) është anashkaluar pa u trajtuar, është injoruar, nuk është vendosur në tërësinë e atyre çështjeve që janë shqyrtuar nga organi administrativ. Një gjë e tillë mund të ketë ndodhur sepse shqyrtimi i kërkesës nuk ka ndodhur brenda afatit ligjor të përcaktuar për vendimmarrjen në lidhje me kërkesat, ose organi administrativ mund ta ketë marrë në shqyrtim kërkesën por nuk ka marrë një vendim brenda afateve ligjore të përcaktuara. Në vijim, një përgjigje tjetër mund të ishte që një situatë e tillë nënkupton një qëndrim të panjohur të organit administrativ, pra nuk dihet nëse institucioni ka një qëndrim miratues apo refuzues të kërkesës së paraqitur…

Lexo Artikullin e Plotë!


SI TË REGJISTROSH NJË BIZNES NË QENDRËN KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT (QKR)

Aplikimi për regjistrimin fillestar mund të bëhet në sportelet e QKR-së në Tiranë ose në sportelet e shërbimit, të vendosura në bashki. Lista e bashkive dhe e vendndodhjeve të tyre është e publikuar në faqen zyrtare të internetit: www.qkr.gov.al . Një aplikim mund të bëhet në një sportel shërbimi të QKR-së, pavarësisht nga selia apo vendi i ushtrimit të veprimtarisë së subjektit që kërkon regjistrimin.
Çfarë duhet për regjistrimin fillestar?

  1. Formulari i aplikimit

Për të filluar një regjistrim, një aplikanti i duhet të plotësojë formularin e aplikimit. Përpara se të plotësohet formulari i aplikimit, aplikanti duhet të dijë informacionin e mëposhtëm: …

Lexo Artikullin e Plotë!


Regjistrimi i Kontratës së Qirasë në Hipotekë, një domosdoshmëri

Kontratat e qirasë për pasuritë e paluajtshme duhet të regjistrohen në Hipotekë.
Çdo kontratë qiraje e bërë me akt noterial, për një pasuri të paluajtshme, me zgjatje kohore më shumë se 9 vjet, duhet të regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme të qiradhënësit.
Kontrata e qirasë, e bërë me akt noterial, për një pasuri të paluajtshme, me një zgjatje kohore mbi një vit, mund të regjistrohet në regjistrin e pasurisë së paluajtshme.
Kur një kontratë qiraje është për një pjesë të një pasurie të paluajtshme, atëherë kartela ekzistuese e pasurisë së paluajtshme mbyllet dhe hapen kartela të reja për pjesën/pjesët që është/janë dhënë me qira dhe për pjesën/pjesët e pasurisë së paluajtshme…

Lexo Artikullin e Plotë!


Hartimi i shkresave zyrtare dhe Komunikimi shkresor në Administratën Publike

“Veprimtaria e organeve shtetërore dhe enteve private mbështetet tek komunikimi shkresor”.
Çdo institucion shtetëror, gjatë përmbushjes së misionit të tij, krijon dokumente të llojeve, strukturave, formave dhe tipologjive të ndryshme.

BAZA LIGJORE:
-Kodi i Procedurave Administrative
-Ligji “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare ”
-Ligji “Për Nënshkrimin Elektronik”
– Rregullore të brendshme te institucioneve ….

Lexo Artikullin e Plotë!


Udhëzimi për rivlerësimin e prones

“PER PROCEDURAT E ZBATIMIT TE LIGJIT NR.Sl/2016. DATE 25.07.2016 “PER RIVLERESIMIN E PASURISE SE PALUAJTSHME”
Ne mbeshtetje te nenit I 02 pika 4 te Kushtetutes se Republ ikes se Shq iperise. dhe te nenit 4 te Ligj it nr.81/20 16, date 25.07.2016 “Per rivleresimin e pasurive te paluajtshme”, Ministri i Drejtesise dhe Ministri i Financave,
UDHEZOJNE:
RIVLERESIMII PASURISE SE PALUAJTSHME PER INDIVIDET:

  1. Te gjithe individet, te cilet kane ne pronesi pasuri te paluajtshme dhe e kane te regjistruar ose e fitojne te drejten e pronesise dhe e regjistrojne ate deri ne daten 28 Shkurt, kane te drejte qe…

Lexo Artikullin e Plotë!


PROVIMI I SHTETIT PËR JURISTËT – PRITSHMËRITË

Pavarësisht se mund të keni diploma të studimeve në fushën e ligjit, ajo nga vjeshta e vitit 2018 nuk do të ketë më vlerën që mbart sot. Për të ushtruar profesionin si jurist, avokat, prokuror, gjyqtar, noter etj në administratën publike, të diplomuarve do t’iu duhet t’i nënshtrohen një provimi shtetëror për të marrë lejen e ushtrimit të profesionit dhe që t’i njihet titulli.
Për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate shqetësuese prej të paktën 10 vitet e fundit, komisioni parlamentar për Reformën në Drejtësi, me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë të EURALIUS-­it dhe konsultimit me të gjithë aktorët e sistemit arsimor të drejtësisë si dhe grupet e interesit ka sjellë projektligjin “Për provimin e shtetit për profesionin e juristit”….

Lexo Artikullin e Plotë!


Biznesi – të rikorigjojë vetveten

Biznes i vogël me TVSH dhe biznes i vogël pa TVSH, brenda datës 10 shkurt, mbështetur te vetëdeklarimet duhet të korrektojë parregullsitë që mund të kenë ndodhur në mbajtjen dhe deklarimin e totalit të blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016. Administrata Tatimore sqaron të gjitha hapat që duhet të ndiqen për të korrigjuar pasaktësitë përpara vlerësimit të tyre.
“Mbështetur në nenin 16, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar, ju jeni të detyruar që brenda datës 10 shkurt 2017 të dorëzoni formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogel…

Lexo Artikullin e Plotë!