Heshtja Administrative: mos reagimi i administratës publike si vendimmarrje administrative

Tiranë, 06/05/2017

ROLI I AVOKATIT NË PROCESIN E ZBATIMIT ME LIGJSHMËRI DHE NË PËRPUTHJE ME PARIMET E SË DREJTËS TË “ REFORMËS NË DREJTËSI “

Legjislacioni që ka lidhje me Reformën në Drejtësi, veçse krejtësisht i ri dhe i pa elaburuar, është edhe mjaft kompleks. Ajo që dëshiroj që të theksoj që në fillim, është se, të gjitha çështjet që i përkasin Reformës, duke filluar që me ndryshimet Kushtetuese të korrikut 2016, duhen parë dhe trajtuar në këndvështrimin e rrethanave që diktuan nevojën për ndërmarjen e një sipërmarrjeje kaq të madhe, sikurse është Reforma në Drejtësi. Do të thosha që, në fushën e drejtësisë, kjo është reforma më e madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Madje, për mendimin tim, për shkak të vlerave shumëdimensionale, në rast zbatimi të menjëhershëm dhe pa vonesë të saj, kjo do të konsiderohej, jo vetëm më e madhja, por edhe më efikasja, ndër reformate mëparëshme në këtë fushë. Do të jetë më e madhe dhe më efikase edhe nga reforma e ndërmarë vitet e para të pluralizmit për ndryshimet e domosdoshme që i u bënë legjislacionit shqiptar ekzistues, në përgjithësi, në atë kohë. E konsideroj më të madhen dhe më efikasen, jo thjesht për shkak parapëlqimi, për arsye subjektive. Përkundrazi. Edhe pse, në pjesën dërmuese të aspekteve të saj, reforma e at’herëshmë ishte risi bashkëkohore në fushën e së drejtës, gjatë rrugës së zbatimit të saj, nga subjektet e së drejtës dhe, thuajse në të gjitha fushat, veçanërisht në fushat e proceseve penale dhe civile, për shkak të faktorit NJERI, shumë herë pësoi deformime dhe, jo në pak raste, edhe keqzbatim ose zbatim në të kundërtën e qëllimit që kishte patur ligjvënësi, në kohën e zbatimit të saj.
Pikërisht këtë anë të Reformës së tanishme konsideroj dhe e vlerësoj si faktorin numër një që e bën atë më efikasen dhe më të madhen, duke shpresuar se do të kuptohet dhe zbatohet drejt. Në të gjithë legjislacionin e ri, duke filluar që me ndryshimet Kushtetuese dhe me ligjet e tjera në bazë dhe për zbatim të tyre, spikat dukshëm përpjekja për të vënë në shinat e ligjit dhe ligjshmërisë që në procesin e përzgjedhjes së subjekteve të së drejtës (gjyqtarë, prokurorë etj) dhe deri në ngushtimin, sa më të madh të mundshëm, të hapësirave për abuzim me detyrën prej tyre. Vlen të përmenden për kontribut lehtësisht të dukshëm (evident) në këtë aspekt, veçanërisht ligji nr.84/2016 “Për Rivlerësimin Kalimtar të gjyqëtarëve dhe prokurorëve” (VETTING-u), ligji nr.96/2016, “Për Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe ligji nr.95?2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar (SPAK-u).
Rrethanat që u krijuan, për shkak të shtrirjes , përmasave dhe tendencës gjithnjë e në rritje të nivelit të korrupsionit, nepotizmit apo aktivizmit politik, në veprimtarinë e gjykatave dhe prokurorive (të të gjithë niveleve), si dhe të disa institucioneve të tjerë, veprimtaria e të cilëve, direkt apo tërthorazi, lidhet me punën e tyre, sikundër është edhe AVOKATIA, krijuan situatë të jashtëzakonshme, reale, mosbesimi, ndaj këtyre institucioneve dhe zyrtarëve në përbërjen e tyre. Mosbesimi ekziston, jo vetëm tek qytetarët që, për arsye të ndryshme, kanë patur kontakte të drejtpërdrejta me këto institucione dhe këta njerëz, por tek opinion publik, në përgjithësi. Vazhdon të mbisundojë opinioni, sipas së cilit në Shqipëri nuk jepet drejtësi. Vazhdon të mbisundojë opinioni se drejtësia (në kuptimin e gjërë të fjalës: (hetimi dhe gjykimi), shitet e blihet.Vazhdon të mbisundojë opinioni se, të rralla mund të jene rastet që qytetari të mund të mbarojë punë në këto zyra, pa paguar nën dorë. Dhe kjo, jo vetëm kur “blen” të padrejtën, atë që nuk i takon, por, edhe kur i takon, shpesh detyrohet të paguajë nën dorë për t’ja dhënë atë. Vazhdon të mbisundojë opinion, sipas të cilit AVOKATI, në pjesën më të madhe të rasteve, identifikohet me “SEKSER-in”. Konsiderohet si ndërmjetës ndermjet qytetarit që kërkon të drejtën në institucionin e drejtësisë dhe zyrtarit, gjykatës apo prokuror, qoftë ai, megjithëse këta të fundit, paguhen nga shteti (dhe në kushtet e nivelit të pagave në shqipëri jo pak), për të vendosur drejtësi..
.

Lexo artikullin e plotë (pdf)

                                                                                                                   AlbLegiS Studio                  

 Kabinet këshillimi ligjor