Heshtja Administrative: mos reagimi i administratës publike si vendimmarrje administrative

Prof.Asoc.Dr. Eralda (Methasani) Çani

Heshtja Administrative: mos reagimi i administratës publike si vendimmarrje administrative

1. Hyrje
Ç’do të thotë, për një subjekt privat (qoftë edhe publik) që pret një vendimmarrje prej një organi administrativ, heshtja e këtij të fundit? Reagimi i parë që ndoshta vjen ndër mend është që duhet të pritet sa të përfundojë afati i parashikuar me ndonjë ligj apo akt tjetër juridik për marrjen e vendimit. Po nëse ky afat përfundon dhe përsëri nuk ka një vendimmarrje të organit administrativ? Një përgjigje mund të ishte se kjo do të thotë që kërkesa e subjektit privat (apo edhe publik) është anashkaluar pa u trajtuar, është injoruar, nuk është vendosur në tërësinë e atyre çështjeve që janë shqyrtuar nga organi administrativ. Një gjë e tillë mund të ketë ndodhur sepse shqyrtimi i kërkesës nuk ka ndodhur brenda afatit ligjor të përcaktuar për vendimmarrjen në lidhje me kërkesat, ose organi administrativ mund ta ketë marrë në shqyrtim kërkesën por nuk ka marrë një vendim brenda afateve ligjore të përcaktuara. Në vijim, një përgjigje tjetër mund të ishte që një situatë e tillë nënkupton një qëndrim të panjohur të organit administrativ, pra nuk dihet nëse institucioni ka një qëndrim miratues apo refuzues të kërkesës së paraqitur. Mund të ketë edhe një tjetër përgjigje: për sa kohë organi administrativ nuk ka shprehur vendimin e vet, kjo gjendje do të thotë ‘abstenim’, mungesë vullneti për të dhënë pëlqimin apo refuzimin ndaj kërkesës së paraqitur. Ndokush mund të sjellë ndër mend shprehjet latine dhe interpretojë se kush hesht ka pranuar atë për të cilën është pyetur apo atë që i është kërkuar: ‘qui tacet consentire videtur’, pra kush hesht ka dhënë pëlqimin. Në këtë kuptim përgjigja do të ishte ‘heshtja nënkupton pëlqim’. Pa dyshim, mund të jetë edhe ndokush që mund të thotë se për sa kohë nuk ka përgjigje të shprehur pozitive, kjo do të nënkuptojë përgjigje negative, pra ‘refuzim’ të kërkesës së paraqitur. Po ndoshta mund të kish edhe nga ata që do të thoshin se kuptimi i kësaj situate varet nga konteksti.
Pavarësisht analizës logjike që mund t’i bëhet kuptimit që ka heshtja, apo përcaktimit që i është dhënë kësaj fjale në një kohë, vend apo kontekst të caktuar, në kuptimin juridik kjo gjendje, pra mos reagimi në kohën e përcaktuar ligjore nga ana e organit administrativ, ka nevojë për përkufizim të qartë. Është e nevojshme të përcaktohet qartë kuptimi i saj dhe pasojat që sjell një situatë e tillë për palët në një marrëdhënie në përgjithësi, për më tepër në një marrëdhënie juridiko-administrative. Kërkesat e paraqitura nga subjektet e interesuara për një vendimmarrje administrative duhet të kenë rregullim të qartë ligjor se si do të trajtohen dhe ç’pasoja do të nënkuptojnë për palët që preken nga një vendimmarrje administrative. Kjo do të ndihmonte cilindo të kuptonte pasojat juridike të një mos reagimi nga ana e organit administrativ. Çështje të ndryshme kur vendosen në kontekstin juridik marrin përcaktime apo përkufizime të caktuara, ashtu edhe heshtja e një organi administrativ ndaj kërkesave të paraqitura do marrë një kuptim të
.

Lexo artikullin e plotë (pdf)

                                                                                                                   AlbLegiS Studio                  

 Kabinet këshillimi ligjor