Kodi etik i avokatit

Tiranë, 17 mars 2017

KODI ETIK I AVOKATIT

Të ndërgjegjshëm për rolin dhe detyrën e avokatit në një shoqëri demokratike, të bazuar në parimet e shtetit ligjor, të humanizmit dhe dinjitetit njerëzor, me respekt ndaj të vërtetës dhe drejtësisë, hartohet Kodi Etik i Avokatit.

NATYRA E RREGULLAVE DHE SJELLJES PROFESIONALE

Normat e Kodit Etik bazohen në:

  • Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
  • Marrëveshjet Ndërkombëtare të Ratifikuara .
  • Legjislacionin në fuqi dhe vecanërisht Ligji nr.9109 datë 17.7.2003 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë” .
  • Statuti i Dhomes Kombetare te Avokateve te Shqiperise .
  • Zakonet dhe Traditën e profesionit të avokatit në Shqipëri.
  • Funksioni i Avokatit mbështetet mbi një shumëllojshmëri detyrimesh ligjore dhe morale kundrejt Klientit.
  • Marrëveshjet Ndërkombëtare të Ratifikuara .
  • Gjykatës dhe autoriteteve të tjera përpara të cilave avokati mbron cështjet e klientit ose vepron për llogari të tij. .
  • Dhomës së Avokatisë në përgjithësi dhe cdo anëtari të saj në mënyrë të vecantë .
  • Publikut, për të cilin ekzistenca e nje profesioni të lirë, të pavarur dhe vetë organizuar është një mjet themelor për ruajtjen e të drejtave të njeriut përballë fuqisë së shtetit dhe interesave të tjera në shoqëri.

             QELLIMI I KODIT ETIK

Kodi synon të trajtojë vendosjen, respektimin dhe zbatimin e rregullave të sjelljes, të etikës profesionale të avokatit në shërbim të mbrojtjes të të drejtave dhe interesave legjitime të klientit dhe në shërbim të interesave të drejtësisë.

 

                PARIMET E PERGJITHSHME

           PAVARESIA E AVOKATIT

Neni 1

Avokati është i pavarur në ushtrimin e profesionit të tij. Për të siguruar pavarësinë avokati duhet të jetë i lirë nga cdo ndikim që mund të lindë nga interesat e tij personale ose nga presioni i jashtem.

……………………………..

Lexo Ligjin e Plotë (PDF)

                                                                                                                   AlbLegiS Studio                  

 Kabinet këshillimi ligjor