Lëvizja e lirë në vendet e hapësirës Schengen

Tiranë, 14/06/2017

Lëvizja e lirë në vendet e hapësirës Schengen

Vendet në të cilat shtetasit shqiptarë udhëtojnë pa viza Shtetet për të cilat nuk kërkohet vizë: Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Norvegji, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Lihteshtein, San Marino. Përjashtohen Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda të cilat janë jashtë zonës Schengen. Për rrjedhojë rregullat e reja nuk aplikohen në këto shtete. Për informimin mbi kërkesat e hyrjes në këto dy shtete, qytetarët shqiptarë duhet të kontaktojnë Seksionin Konsullor të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë dhe Ambasadën e Irlandës në Greqi. Përllogaritja e kohës së qëndrimit të qytetarëve shqiptarë në zonën Schengen Qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Schengen, maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes, brenda një periudhë kohore prej gjashtë muaj (180 ditë). Si përllogariten periudhat gjashtëmujore të lëvizjes në hapësirën Schengen? Numërimi i ditëve të qëndrimit fillon që nga momenti kur hyhet për herë të parë në zonën Schengen. Për shembull, nëse hyrja për herë të parë në zonën Schengen është bërë më datë 10 janar, periudha gjashtëmujore e parë përfundon më 10 korrik dhe periudha e ardhshme fillon më datë 11 korrik. Nëse kjo periudhë e parë do të fillonte në një datë tjetër si p.sh. 15 shkurt, periudha e ardhshme gjashtëmujore do të fillonte më 16 gusht. Interpretimi i ...

Lexo artikullin e plotë (pdf)

                                                                                                                   AlbLegiS Studio                  

 Kabinet këshillimi ligjor