Ligji per permbarimin gjyqesor (nr. 108/2016 datë 27.10.2016)

Tiranë, 24 janar 2017

PËR NJË NDRYSHIM DHE DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8730, DATË 18.1.2001, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË PËRMBARIMIT GJYQËSOR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
Në ligjin nr. 8730, datë 18.1.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, bëhen ndryshimi dhe shtesat si më poshtë: ………..

Neni 1
Në nenin 12, pika 2 shfuqizohet.
Neni 2
Pas nenit 12 shtohen nenet 12/a dhe 12/b me
këtë përmbajtje:
“Neni 12/a
Tarifat fikse të veprimeve përmbarimore Për fillimin e procedurave të ekzekutimit dhe kryerjen e veprimeve procedurale nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Civile, paguhet tarifa fikse. Masa e tarifës fikse caktohet duke mbajtur në
konsideratë vlerën dhe llojin e detyrimit, si dhe kompleksitetin e veprimit procedural përmbarimor.
Masa e tarifës fikse të veprimit përmbarimor, llojet e veprimeve përmbarimore të tarifuara dhe rastet e përjashtimit nga parapagimi i tarifës për kategori të caktuara përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit te Financave, pasi merret dhe mendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit…

……………………………..

Lexo Ligjin e Plotë (PDF)

                                                                                                                   AlbLegiS Studio                  

 Kabinet këshillimi ligjor