Hartimi i shkresave zyrtare dhe Komunikimi shkresor në Administratën Publike

Tiranë, 16 shkurt 2017

Njoftim per Zgjedhjet e Dhomës së Avokatisë Tiranë

Njoftohen te gjithë avokatët anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë se, bazuar udhëzimit të KP të DHKA si dhe vendimit të KP të Dhomës Avokatisë Tiranë të datës 13 Janar 2017, kanë filluar procedurat e zgjedhjeve për organet drejtuese të Dhomës Avokatisë Tiranë.
Zgjedhjet e Dhomës së Avokatisë Tiranë do të organizohen në dy faza.

Faza e parë, zgjedhjet për  Këshillin e Përgjithshëm të dhomës si organi më i lartë vendimarrës dhe,

Faza e dytë, KP i dalë nga votimi do të zgjedhë organet drejtuese të dhomës sikurse janë Këshilli Drejtues, kryetari, zv. kryetari dhe sekretari i kësaj dhome si dhe përfaqësuesit e dhomës avokatisë Tiranë për në K.P. të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Zgjedhjet e fazës së parë do të organizohen sipas parimit të votimit një anëtar një votë dhe do të kenë të drejtën e kandidimit dhe të votimit të gjithë ata avokatë që plotësojnë 3 kushtet e mëposhtme:

  1. Të kenë paguar kontributin e anëtarësisë për vitin 2016 ;
  2. Të jenë regjistruar në organin tatimor ;
  3. Të jenë punësuar pranë një zyre avokatie sipas legjislacionit në fuqi

Për avokatët e përcaktuar në pikën 3, zyrat e avokatisë që kanë në përbërje të tyre avokatë të punësuar sipas legjislacionit në fuqi, janë të lutur të depozitojnë listën e avokatëve në dispozicion të tyre, me qëllim identifikimin dhe vendosjen e tyre në listat e votimit. 

Votimi për zgjedhjen e KP të dhomës së avokatisë Tiranë do të zhvillohen ditën e Shtunë, datë 25 Shkurt 2017, prej orës 08.00 deri në orën 17.00.  Ambientet ku do të zhvillohet votimi do të shpallen në një periudhë të dytë.

Për të garantuar pjesëmarrje të kombinuar midis brezave të ndryshëm të avokatëve në raport me shkallën e vjetërsisë në ushtrimin e profesionit, si dhe midis avokatëve meshkuj dhe femra, KP i avokatisë ka vendosur votimin e kandidaturave në tre fasha, si më poshtë:

–    Fasha e parë, e cila do të përbëjë 50 % të totalit të numurit të anëtarëve, është fasha e përfaqësimit gjyqësor në të gjitha shkallët e gjykimit ;

 –    Fasha e dytë, e cila do të përbëjë 20 % të totalit të numurit të anëtarëve, është fasha e përfaqësimit gjyqësor në të dy shkallët e gjykimit ;

–    Fasha e tretë, e cila do të përbëjë 30 % të totalit të numurit të anëtarëve, është fasha e përfaqësimit gjyqësor nga kandidatet femra, pavarësisht nga shkallët e gjykimit.

Për të mundësuar mbledhjen e kandidaturave që do të votohen për këtë qëllim, ju bëjmë me dije se të gjithë avokatët që shprehin interesin për të kandiduar për në Këshillin e Përgjithshëm të dhomës avokatisë, të paraqesin kërkesën e tyre pranë Komisionit Zgjedhor të caktuar për këtë qëllim, me seli në ambientet e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, çdo ditë, prej orës 09.00 deri në orën 16.00. Pranimi i kandidaturave do të zgjatë deri në datën 17 Shkurt 2017.

Për të realizuar regjistrimin e kandidatëve, përveç kërkesës me shkrim duhet të plotësohet edhe një formular, të cilin e gjeni në faqen zyrtare  të Dhomës së Avokatisë.

                                                                                                                   AlbLegiS Studio                  

 Kabinet këshillimi ligjor