Tiranë, 12 janar 2017

 PROVIMI I SHTETIT PËR JURISTËT – PRITSHMËRITË

 Pavarësisht se mund të keni diploma të studimeve në fushën e ligjit, ajo nga vjeshta e vitit 2018 nuk do të ketë më vlerën që mbart sot. Për të ushtruar profesionin si jurist, avokat, prokuror, gjyqtar, noter etj në administratën publike, të diplomuarve do t’iu duhet t’i nënshtrohen një provimi shtetëror për të marrë lejen e ushtrimit të profesionit dhe që t’i njihet titulli.

 Për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate shqetësuese prej të paktën 10 vitet e fundit, komisioni parlamentar për Reformën në Drejtësi, me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë të EURALIUS-­it dhe konsultimit me të gjithë aktorët e sistemit arsimor të drejtësisë si dhe grupet e interesit ka sjellë projektligjin “Për provimin e shtetit për profesionin e juristit”,

 Në këtë projektligj parashikohet një provim shteti për të gjithë të diplomuarit në drejtësi në universitetet publike dhe private, si kusht për të ushtruar profesionet ligjore të gjyqtarit, prokurorit, avokatit, noterit, avokatit në Avokaturën e Shtetit, përmbaruesve publikë dhe privatë në Republikën e Shqipërisë, si dhe për pranimin në karrierën profesionale në administratën publike në nivel qendror dhe vendor. Ky do të jetë një provim i ngjashëm me atë që u nënshtrohen mjekët, infermierët, psikologët dhe mësuesit si kusht për të ushtruar profesionin e tyre.

 Ky projektligj është pjesë e paketës prej 27 ligjesh që pritet të miratohen në muajin mars në kuadër të reformës në drejtësi. Parashikimi i provimit të shtetit për juristët, është një nga masat më të rëndësishme për garantimin e një standardi minimal njohurish për të kuptuar ligjin dhe sistemit ligjor apo institucional, me qëljuridik në Shqipëri. Ky provim mund të jepet deri në tre herë dhe në rast se në të tre rastet dështon atëherë nuk ke të drejtë ta japësh më e si rrjedhojë as të ushtrosh profesionin në asnjë prej profesioneve ligjore pavarësisht se je i diplomuar, ndërsa sa i përket tarifës që duhet të paguhet ajo do të përcaktohet pasi të miratohet projektligji para verës së këtij viti nga Ministria e Drejtësisë dhe e Arsimit. Ky provim është parashikuar të jepet dy herë në vit, në mars dhe në nëntor duke filluar që nga viti 2018.

 Provimi do të jetë i ndarë në 3 teste të veçanta që do të kryhet në mjediset e krijuar enkas nga KPSH­ja. Nëse miratohet, ky ligj do të futet në fuqi nga data 1 qershor e vitit 2017. Kushtet e pranimit dhe organizimi i provimit Kushdo që kërkon të pranohet në provimin e shtetit duhet të plotësojë këto kushte:

  1. a) të jetë shtetas shqiptar në kohën e aplikimit për pranim në provimin e shtetit? b) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale?
  2. c) të ketë përfunduar studimet e integruara në drejtësi ose në një program të ciklit të dytë në drejtësi, që përfshin jo më pak se 300 kredite gjithsej me kohëzgjatje, jo më pak se 5 vite akademike në një universitet publik ose privat në Republikën e Shqipërisë ose jashtë vendit, ose studime ekuivalente që njihen sipas legjislacionit në fuqi.

 Provimi i shtetit do të organizohet nga Këshilli i Provimit të Shtetit (KPSH), i cili do të jetë një institucion i ri i pavarur dhe përgjegjës me të gjithë veprimtarinë. Veprimtaria e KPSH­së do të mbështetet nga Zyra e Këshillit të Provimit të Shtetit dhe do të financohet nga buxheti i shtetit, si dhe nga të ardhurat e krijuara gjatë veprimtarisë së institucionit ku përfshihen edhe tarifat e provimit. Ministri përgjegjës për Arsimin dhe Ministri i Drejtësisë, brenda katër muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, krijojnë Këshillin e Provimit të Shtetit dhe Zyrën e Këshillit të Provimit të Shtetit.

Dokumentacioni që duhet për aplikimin për provimin e shtetit Përgatitja për dokumentacionin ose dosjen është parashikuar jo më vonë se tre muaj përpara ditës së provimit, ndërsa aplikimi do të bëhet me anë të një formulari që do të publikohet nga Bordi i Testimit në faqen e internetit të Këshillit të Provimit të Shtetit që parashikohet të krijohet. Ky formular do të jetë në dispozicion edhe në format letër në zyrat e KPSH­së. Dokumentet e mëposhtme duhet t’i bashkëngjiten aplikimit për pranim në provimin e shtetit në origjinal dhe në një kopje:

pasaportë ose kartë identiteti personale b) dëshmi penaliteti? c) certifikatë e universitetit ose certifikatë e cila vërteton faktin e përfundimit të suksesshëm të studimeve të integruara në drejtësi ose të një programi të ciklit të dytë të studimeve të barazvlefshëm me jo më pak se 300 kredite dhe me një kohëzgjatje në jo me pak se 5 vite akademike në një universitet publik ose universitet privat të Republikës së Shqipërisë ose studime të barazvlefshme të përbëra nga jo më pak se 300 kredite dhe me një kohëzgjatje në jo më pak se 5 vite akademike në një universitet publik ose universitet privat të një shteti anëtar të Bashkimit Europian ose të një shteti të tretë ose studime të barazvlefshme në drejtësi sipas dispozitave të zbatueshme më parë.

 Kërkesa për aplikim për provimin e shtetit bëhet me shkrim e shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm. Kërkesa për aplikim për provimin e shtetit dorëzohet personalisht nga aplikuesi në zyrën e Këshillit të Provimit të Shtetit, së bashku me të gjithë dokumentacionin që do t’i kërkohet në vijimësi. Tarifa për aplikim për provimin e shtetit paguhet personalisht nga aplikuesi. Në rast të mosdorëzimit qoftë edhe të një prej dokumenteve të mësipërme studentit i refuzohet aplikimi dhe me anë të adresës elektronike (email) i njoftohet vendimi dhe i jepet 30 ditë kohë për ta dorëzuar sërish aplikimin të plotë.

Lëndët e provimit të shtetit. Lëndët që zhvillohen në provimin e shtetit janë:

  1. a) e drejta Kushtetuese, Procedura Administrative dhe bazat e së drejtës materiale Administrative?
  2. b) e drejta Civile, bazat e së drejtës Procedurale Civile, e drejta e Punës, bazat e të drejtës Tregtare dhe të drejtës për Shoqëritë Tregtare?
  3. c) e drejta Penale dhe bazat e së drejtës Procedurale Penale. Programe më të detajuara të lëndëve të provimit të shtetit miratohen me vendim të Këshillit të Provimit të Shtetit, brenda tre muajve nga krijimi i tij.

                                                                                                                   AlbLegiS Studio                  

 Kabinet këshillimi ligjor