Tiranë, 14 shkurt 2017

Regjistrimi i Kontratës së Qirasë në Hipotekë, një domosdoshmëri

Kontratat e qirasë për pasuritë e paluajtshme  duhet të regjistrohen në Hipotekë.

Çdo kontratë qiraje e bërë me akt noterial, për një pasuri të paluajtshme, me zgjatje kohore më shumë se 9 vjet, duhet të regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme të qiradhënësit.

Kontrata e qirasë, e bërë me akt noterial, për një pasuri të paluajtshme, me një zgjatje kohore mbi një vit, mund të regjistrohet në regjistrin e pasurisë së paluajtshme.

Kur një kontratë qiraje është për një pjesë të një pasurie të paluajtshme, atëherë kartela ekzistuese e pasurisë së paluajtshme mbyllet dhe hapen kartela të reja për pjesën/pjesët që është/janë dhënë me qira dhe për pjesën/pjesët e pasurisë së paluajtshme që mbetet/mbeten, si dhe bëhen shënimet përkatëse në hartën kadastrale, sipas përcaktimeve të bëra në ligj.

Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP-së, ai do të proçesohet nga specialisti i ZRPP-së dhe në varësi të informacionit, kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail ose/edhe me shërbimin postar nëse qytetari kërkon përgjigjen me format letër.

KËRKESA

Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme(ZRPP), në zbatim të ligjit Nr. 33/2012 bëhet nga kërkuesi vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit t ë tij.

Pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme funksionon Regjitri Elektronik i Përpunimit të Kërkesav, i cili garanton trajtimin e praktikave siaps radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik.

Ky shërbim ofrohet nga AlbLegis Studio, me tarifa konkuruese, duke i kursyer klientit kohë dhe efikasitet në arritjen e rezultatit të dëshiruar.

                                                                                                                   AlbLegiS Studio                  

 Kabinet këshillimi ligjor