Rreth Nesh

  • AlbLegis është studio ligjore e krijuar në vitin 2015, e cila ofron shërbime të plota në fushën e të drejtës, duke i shërbyer të gjithë individëve apo shoqërive tregtare në të gjithë tipologjitë e tyre.
    Alblegis ofron një gamë shërbimesh apo këshillimesh ligjore të fokusuara në të gjithë sektorët e të drejtës si: civile, familjare, administrative, kontraktore, tregtare, penale.
    Për të qënë sa më pranë klientit, ne disponojmë infrastrukturën e nevojshme për t’iu përgjigjur atij në të gjitha gjykatat apo institucionet që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë.
    Ne ofrojmë këshillim ligjor për individë dhe shoqëri tregtare të huaja duke punuar në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe frëngjisht.
    AlbLegis ofron për klientët e saj paketa duke përfshirë shërbime të ndryshme. Shërbimet që përfshihen në paketë janë sipas çështjeve që parashtron klienti, duke u kujdesur që zgjidhja dhe efikasiteti në cilësi dhe kohë të jenë prioritetet kryesore.
    Nëpërmjet shërbimeve që ofrojmë synojmë që individi, biznesi apo shoqëritë tregtare të gjejnë rrugëzgjidhjen dhe mbi të gjitha të triumfojë e drejta e tyre.
    Në faqen tonë do të gjeni publikime, artikuj, vendime gjyqësore apo ligje që do ju ndihmojnë për të kuptuar më shumë ne fushën e gjerë dhe të bukur të së drejtës.

    Për më tepër jeni të lutur të na kontaktoni!

    Kontaktoni tani  ose  Njihuni me shërbimet tona!