Shërbimet

Këshillim financiar, Ligjor; Çështje civile, Administrative, tregtare, familjare, etj...

Shërbimet që AlbLegis STUDIO ofron:

  • Këshillim financiar

    Themelimin e të gjitha llojeve te shoqërive të reja sipas legjislacionit në fuqi.
    • Vendime të asamblesë së ortakëve.
    • Shtimin dhe zvogëlimin e kapitalit;
    • Zgjidhje mosmarrëveshjesh midis ortakëve;
    • Përgjegjësinë ndaj veprimeve të administratorëve;
    • Asistencë në lidhje me taksat dhe tatimet, të drejtën doganore.
    Alblegis Studio ofron me anë të një pakete mujore të këshillimit dhe ndjekjes së praktikave financiare për shoqëri vendase apo të huaja. AlbLegis kryen të gjitha deklarimet mujore pranë organeve tatimore, përllogaritjen e pagave, si dhe të gjitha detyrimet e tjera kontabël dhe financiare sipas legjislacionit në fuqi për kompani, shoqëri, deri në përgatitjen e bilancit vjetor.

    Përfaqësim në gjykata

    Alblegis ndjek trajtimin në mosmarrëveshje civile, tregtare, fiskale, doganore, dhe administrative në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

  • Këshillim Ligjor

    AlbLegis ofron nëpërmjet një pakete mujore këshillim dhe ndjekje të praktikave ligjore për shoqëri vendase ose të huaja, përfaqëson shoqëritë në institucionet shtetërore, apo në raport me me të tretët, ndjek praktikat gjyqëësore në gjykatë.
    AlbLegis ofron këshillim dhe ndjekje të praktikave ligjore për individët në hartimin e kontartave të punës, kontrata shitje, qeraje, dhurimi.
    AlbLegis ofron asistencë ligjore në çështje të trashëgimisë.

    Ndërjetësim për mbledhje borxhesh

    AlbLegis Studio ofron ndërmjetësimin dhe shërbimin e mbledhjes së borxheve, siguron mbledhjen e borxhit tuaj, brenda kohës më të shkurtër të mundshme që lejon ligji, si për llogari të shoqërive tregtare, ashtu dhe për llogari të personave fizikë, kundrejt një përqindje të arsyeshme dhe të negociueshme.

  • Çështje civile

    • Hartimi akteve me testament;
    • Ndarja e pasurisë;
    • Hartimi i kontratave të ndryshme: shitjeblerje, shkëmbim, dhurim, dhënien me qira, ndërmarrje, transporti, uzufruktit, komisioni, agjencie, ndërmjetësimin, kredi, dhe cdo marrëveshje që passjell pasoja juridike;
    • Verifikimi dhe regjistrimi i pasurive të patundshme në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme;
    • Proçedurat për rivlerësimin e pasurisë;
    • Përgatitja e kërkesave dhe përfaqësimi në gjykatë për ndryshimin e emrit, mbiemri, mosha.

    Çështje tregtare

    • Këshillim për krijimin e personalitetit juridik të subjektit tregtar;
    • Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme për procedurat ligjore për regjistrimin e subjektit tregtar;
    • Përgatitja e të gjitha akteve të nevojshme për subjektin tregtar gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre;
    • Ndjekja e proçedurat për rezervimin e emrit.

    Çështje të pronësise industriale

    • Këshillim ligjor për mosmarrëveshjet në lidhje me pronësinë industriale;
    • Përgatitja dhe dorëzimi i padisë juridike kundër cënimit të pronësisë industriale;
    • Përfaqësimi i klientëve në gjykatë për çështje të pronësisë industriale, si piraterisë, falsifikimit, konkurrenca e pandershme dhe shkaqe të tjera të lidhura me të.
  • Çështje Administrative

    • Përgatitja e kërkesë-padive administrative;
    • Përgatitja e padive për shfuqizimin dhe goditjen e akteve administrative;
    • Përgatitja e dokumentacionit për procedurat e njohjes së diplomave të huaja në Republikën e Shqipërisë;
    • Kryerja e procedurave dhe përgatitja e dokumenteve për ndryshimin e banesës;
    • Përfaqësimi në gjykatë.

    Çështje familjare

    • Divorci;
    • Pavlefshmëria absolute dhe relative e martesës;
    • Ndarja e pasurisë martesore;
    • Njohja e amësisë / atësisë, mosmarrëveshja e njohjes atësisë;
    • Ndihma juridike për realizimin e birësimeve;
    • Përgatitja e akteve dhe të mbrojtjes në gjykatë për anëtarët e familjes që kryejnë dhunë në familje.
    Çështje mbi të drejtën e punës dhe të drejtës migratore
    • Hartimi i kontratave të punës;
    • Këshillim në fushën e legjislacionit të  punës;
    • Hartimi i kërkesë-padive për personat larguar nga puna;
    • Përfaqësim në gjykatë;
    • Përgatitja e dokumentacionit për leje të përhershme ose të përkohshme, për shtetas të huaj, dhe subjekte të huaja;
    • Përgatitja e dokumenteve për lejet e punës, lejet e qendrimit, të nënshtetësisë.