Tiranë, 20 janar 2017
VENDIMI I GJYKATES KUSHTETUESE PER PRONAT
Vendim nr. 1 datë 16.01.2017 (V-1/17)
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Bashkim Dedja, Kryetar, Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Besnik Imeraj, Fatos Lulo, Gani Dizdari, anëtarë, me sekretare gjyqësore Edmira Babaj, në datën 21.04.2016, mori në shqyrtim në seancë plenare me dyer të hapura çështjen me nr. 28/1 Akti, që i përket:
K Ë R K U ES: PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar në gjykim nga znj. Ledina Mandia.
1/5 E DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË përfaqësuar në gjykim nga z. Oerd Bylykbashi dhe z. Gazmend Bardhi.
AVOKATI I POPULLIT, përfaqësuar në gjykim nga z. Arben Gjoleka.
PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE, përfaqësuar në gjykim nga Av. Agim Bega.
SHOQATA E PRONARËVE LEGJITIMË “SHQIPTARËT”, përfaqësuar në gjykim nga z.Ferdinat Sulaj.
SHOQATA “KRAHINA JONË”, përfaqësuar në gjykim nga z. Axhem Imeraj.
SHOQATA “BREGDETI” përfaqësuar në gjykim nga z. Jorgo Dhrami.
SHOQATA KOMBËTARE “PRONËSI ME DREJTËSI” përfaqësuar në gjykim nga Av. Suela Mëneri.
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.
KËSHILLI I MINISTRAVE, përfaqësuar në gjykim nga z. Artur Metani dhe znj. Alma Hicka.
AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE, përfaqësuar në gjykim nga. znj. Sonila Qato dhe z.Olsi Rraklli.
O B J E K T I: 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut i ligjit nr.133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
- Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.
BAZA LIGJORE: Nenet: 4/1, 17, 18, 41, 42/1, 43, 131/a, 134/d të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Nenet: 6/1, 14 i KEDNJ; Neni 1 Protokolli 1 i KEDNJ-së; si dhe nenet 45 dhe 49/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
GJYKATA KUSHTETUESE,
pasi dëgjoi relatorin e çështjes Gani Dizdari, shqyrtoi pretendimet e kërkuesve, të cilët kërkuan pranimin e kërkesës, parashtrimet e subjekteve të interesuara, Këshilli i Ministrave dhe Agjensia e Trajtimit të Pronave, të cilët kërkuan rrëzimin e kërkesës, si dhe e diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N:
……………………………..