Vendim nr. 2 datë 18.01.2017
(V-2/17)

Tiranë, 20 janar 2017

VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE PËR VETINGUN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Bashkim Dedja, Kryetar, Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Fatos Lulo, Besnik Imeraj, me sekretare, Edmira Babaj, në datën 22.11.2016 mori në shqyrtim në seancë plenare, me dyer të hapura, çështjen me nr. 69/9 Akti, që u përket:

KËRKUES: JO MË PAK SE NJË E PESTA E DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ANËTARË TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, përfaqësuar në gjykim nga z. Oerd Bylykbashi, z. Gazmend Bardhi dhe z. Ivi Kaso, me autorizim.

SUBJEKTE TË INTERESUARA:

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar në gjykim nga z. Pandeli Majko, znj. Vasilika Hysi dhe znj. Alma Vokopola, me autorizim.

UNIONI I GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË, përfaqësuar në gjykim nga z. Gerd Hoxha.

 OBJEKTI: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

BAZA LIGJORE:     Nenet 4, 7, 17, 32, 42, 49, 78, 124, 125, 131/a, 134/c, 145, 148, 179/b të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe A – G të Aneksit të saj; nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”. 

 GJYKATA KUSHTETUESE,

pasi dëgjoi relatorin e çështjes Besnik Imeraj, përfaqësuesit e kërkuesit, të cilët kërkuan pranimin e kërkesës, përfaqësuesit e subjektit të interesuar, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të cilët kërkuan rrëzimin e kërkesës, përfaqësuesin e subjektit të interesuar, Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, i cili kërkoi pranimin e kërkesës, si dhe diskutoi çështjen në tërësi…..

……………………………..

Lexo Ligjin e Plotë (PDF)

                                                                                                                   AlbLegiS Studio                  

 Kabinet këshillimi ligjor